2016-11-07 17:56:00

Selia e Shenjtë nuk i ka autorizuar shugurimet ipeshkvnore në Kinë


“Javët e fundit vijuan njëri pas tjetrit lajme rreth disa shugurimeve ipeshkvnore, kremtuar pa Mandatin Papnor, të disa priftërinjve të bashkësisë jo zyrtare të Kishës katolike në Kinën Kontinentale. Selia e Shenjtë nuk ka autorizuar asnjë shugurim e as nuk është njoftuar zyrtarisht për këto ngjarje” - ky, pohimi i drejtorit të Sallës vatikanase të Shtypit, Greg Burke:

“Nëse këto shugurime ipeshkvnore do të ishin të vërteta – shton – do të përbënin një shkelje të rëndë të normave kanonike. Selia e Shenjtë uron që këto lajme të jenë të pathemelta. Në rast të kundërt, duhen pritur lajme të sigurta e dokumente të sakta, para se të vlerësohen drejt rastet. Gjithsesi – përfundom Greg Burke - Selia e Shenjtë ripohon se nuk është i lejueshëm asnjë shugurim ipeshkvnor, pa Mandatin e nevojshëm Papnor, as në emër  të bindjeve personale”.








All the contents on this site are copyrighted ©.