2016-11-07 16:08:00

Kardinali i ri, Ernest Troshani dhe don Gjergj Simoni dëshmojnë për martirët dhe faljen


Lumnimi i 38 martirëve të parë të Kishës Katolike në Shqipëri vijon të ketë jehonë në gjithë shoqërinë shqiptare e në mbarë Kishën universale. Ndërsa u flasin besimtarëve nga elteri, dje e sot, u folën atyre dhe gjithë shqiptarëve edhe nga faqet e gazetave, nga valët e radiove e të televizionit. Të gjitha mediat paraqitën ata, që siç tha Papa Françesku në Lutjen e Engjëllit të Tënzot, pranuan torturat e vdekjen, por nuk hoqën dorë nga Zoti. Ishte dëshmi e krishterë që prek, por edhe denoncimi më i madh, që mund t’u bëhej komunistëve, të cilët mbyllën nëpër burgje, internuan e vranë jo vetëm këta, por edhe sa e sa të tjerë në të gjithë Shqipërinë, nga të gjitha shtresat e nga të gjitha fetë, me synimin e vetëm për të zëvendësuar Hyjin e Gjithpushtetshëm me Zotin-terror të tyrin.

         Emocionet e besimtarëve, të familjarëve të të persekutuarve, të të pranishmëve në meshën e lumnimit do të mbesin gjatë në mendje e në zemra. T’i dëgjojmë disa prej tyre….

         E në këtë vit 2016, pas shenjtërimit të Nënë Terezës e pas lumnimit të martirëve, shqiptarët bekohen edhe një herë. Jo më larg se më 19 nëntor, vetëm një ditë para mbylljes solemne të Portës Shenjte në Shën Pjetër e të Jubileut kushtuar Mëshirës Hyjnore, Papa Françesku do të krijojë 17 kardinaj të rinj. Ndër ta, i mbijetuari nga burgjet e kampet e komunizmit, don Ernest Simoni (Troshani), të cilin e takuam në Shkodër dhe e pyetëm si ka mundësi që, jo vetëm ai, por edhe gjithë të persekutuarit e tjerë, edhe para pushkatimit, i falën persekutuesit. Në mikrofonin tonë, kardinali i ri….

         Në të gjitha kremtimet e këtyre ditëve në Shkodër binte në sy një meshtar i vjetër, me shkop në dorë, gjithnjë i pranishëm, gjithnjë i gatshëm për të dhënë dëshminë e tij okulare, që njerëzit të mos harrojnë ç’ka ndodhur, përndryshe historia përsëritet. Është don Gjergj Simoni, i vëllai i ipeshkvit të ndjerë imzot Zef Simonit, të cilit i kërkuam të shfletojë për ne librin e kujtimeve të tij, që e ka të gjithë në mendje, sepse pavarësisht nga mosha, mendja e arsyeja e tij janë më se në formë. Ta dëgjojmë…








All the contents on this site are copyrighted ©.