2016-11-06 13:00:00

Papa Françesku kujton Martirët e Lum shqiptarë në Engjëllin e Tënzot


Emrat e Martirëve shqiptarë, që u lumnuan dje në Katedralen e Shën  Shtjefnit,  u shqiptuan përsëri: sot, para turmës shumëkombëshe, mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, për t’u lutur me Papën, i cili sapo kishte përfunduar Meshën  e Jubileut të të burgosurve, duke kërkuar për ta një akt zemërbutësie.

“Dje, në Shkodër, në Shqipëri, u shpallën të Lum tridhjetë e tetë Martirë: dy ipeshkvij, shumë priftërinj e rregulltarë, një seminarist e disa laikë, viktima të persekutimit të egër të regjimit ateist, që  sundoi gjatë në këtë vend në shekullin e kaluar. Ata parapëlqyen burgun, torturat e, së fundi edhe vdekjen, për t’i qëndruar besnikë Krishtit e Kishës. Shembulli i tyre na ndihmoftë ta gjejmë, në Zotin, forcën që të mbështet në çaste të vështira e që të frymëzon sjellje mirësie, faljeje, paqeje”.








All the contents on this site are copyrighted ©.