Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha shqiptare

Motër Klodiana Marticanaj “Martirë të Lum, ju lutnju për ne!

Katedrala Shkodres ne diten e Lumturimit te 38 martireve, 5 nentor 2016 - EPA

06/11/2016 16:08

Nga Motër Klodiana Marticanaj: Martirë të Lum, ju lutnju për ne!

"T’lumtë ju kur t’ju shajnë, e kur t’ju salvojnë,

E në rrenë t’gjitha të zezat për ju t’i rreshtojnë

Gëzohuni e galdoni se i madh do të jetë

shpërblimi i juej që në qiell po ju pret!".

 

Këto fjalë të Mësuesit porsi një stoli,

në zemër i ruejtët me shumë besniki,

Me gjak i dëshnuet e edhe me jetë,

Nderuet Shqipninë, lavduet Krishtin Mbret.

 

Të lum në qiell, e tash dhe mbi dhé,

Që gjaku i juej e rriti në fe.

Të lum edhe na, që ju mbajtëm në gji,

E që ndërmjetësoni për të buk'rën Shqipni.

 

Edhe një herë sot n’Shkodër kaluet,

Plot hire hyjnore të gjithëve u dhuruet,

N’ këto rrugë ku dikur na ecëm të poshtnuem,

Mirësinë e Zotit ballhapët e dëshmuem…

 

Prap sot Jua ndigjuem atë, t’amblin za,

Ju pamë la me dritë, jo ma me gjak la.

E tue brohoritë në po këtë qytet:

“Rrnoftë Shqipnia!” e “Rroftë Krishti Mbret!”

 

O të Lum, për çdo zemër e keni një fjalë…

Na mësoni të ecim me shpresë, pa u ndalë

E hire na falni, kujtesë e urti,

që del drejt nga zemra e Zotit Trini.

 

Larg nesh, pra, çdo lot e çdo pikëllim,

sot në zemra na kemi hare e gëzim:

Bashkë me Marinë  forconani në fe.

Martirë të Lum, ju lutnju për ne!

06/11/2016 16:08