2016-10-27 14:13:00

Papa: Burke, udhëtimi në Suedi fryt i dialogut me Luteranët


Udhëtimi i Papës Françesku në Suedi, më 31 tetor e 1 nëntor, me rastin e 500 vjetorit të Reformës së Luterit është “fryt i dialogut të gjatë me luteranët”, këtë nënvizoi zëdhënësi i Vatikanit Grek Burke, duke ilustruar para gazetarëve, në Sallën Gjon Pali II, etapat e udhëtimit apostolike të 17-të Papnor, në 26 Shtete të ndryshme, të vizituara nga Ati Shenjtë Françesku.

Do të jetë një udhëtim i shkurtë, që do të zgjasë një ditë e gjysmë, në një Suedi që nuk është vizituar kurrë ndonjëherë nga Jorge Mario Bergoglio, ku e presin shiu dhe të ftohtit, sipas parashikimeve meteorologjike.

Motoja e këtij udhëtimi papnor është ‘Nga konflikti në bashkim, së bashku në shpresë’, në një Suedi ku luteranët përfaqësojnë 67% të popullsisë, me 18% të njerëzve që pohojnë se janë ateist apo agnostikë e ku katolikët janë më pak se 120 mijë, pjesa më e madhe e të cilëve emigrantë, nga 9 milion e gjysmë banorësh që ka vendi. Françesku është Papa i dytë që viziton Suedinë, kujtojmë se në vitin 1998 vendin skandinav e pati vizituar Papa shën Gjon Pali II.

Udhëtimi i Papës Françesku në Suedi, pohoi Burke, “është një hap i rëndësishëm, themelor e pa dyshim historik, në udhën ekumenike”. “Papa do të përshkojë 28 km që ndajnë Lund-in nga Malmo me një autobus të vogël, në të cilin Ati i Shenjtë do të udhëtojë së bashku me Presidentin dhe Sekretarin e Federatës botërore luterane dhe kardinalin Koch: kjo është një risi”, u tha gazetarëve zëdhënësi vatikans Burke, shenjë ekumenike e udhëtimit të përbashkët”.

Papa do të flasë në gjuhën spanjolle, e tani për tani janë në program katër mes fjalimeve e homelive, e në Suedi Françesku do të përshëndes 30 delegacione me emërtime të ndryshme të krishtera.

Ati i Shenjtë Bergolio do të mbërrijë në aeroportin e Malmoë-s në ora 11.00 më 31 tetor e këtu, do të takohet me kreun e qeverisë suedeze, ndërsa në Lund, në ora 14.00 do të jetë vizita e kortezisë pranë familjes mbretërore . Në vazhdim të programit të vizitës së Papës në Suedi, në ora 17.00 është ngjarja ekumenike që do të mbahet në Malmoë Arena. Vijon pastaj lutja e përbashkët ekumenike në Katedralen luterane.

Një ditë më vonë, më 1 nëntor, në festën e Gjithë Shenjtorëve, Papa do të kremtojë Meshën në stadiumin e Malmoës e rreth orës 13 nisja nga Suedia drejt Vatikanit.








All the contents on this site are copyrighted ©.