2016-10-27 12:47:00

Comece. Kardinali Marx: impenjimi i Kishës për kapërcimin e gjendjes së bllokuar në BE


Komisioni i ipeshkvijve të Komunitetit evropiann (Comece). Kardinali Marx: impenjimi i Kishës për kapërcimin e gjendjes së bllokuar në BE

“Kisha mendon të ofrojë kontributin e vet për të ndihmuar Bashkimin Evropian në kapërcimin e krizave të shumta me të cilat po ballafaqohet”: kështu pohoi dje kardinali Reinjard Marx, president i Comece-s (Komisionit të ipeshkvijve të Komunitetit evropian), në fjalimin e hapjes së punimeve të Asamblesë plenare të ipeshkvijve të shteteve anëtare të BE-së. “Në krizën aktuale ekzistenciale të Bashkimi Evropian – tha kardinali Marx – Comece është më e rëndësishme se kurrë”.

Mesazhi i kard. Marx që Britania e Madhe e BE-ja të konfrontohen përsëri

Për sa i përket pasojave të vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për të lënë Bashkimin Evropian, presidenti i Comece-s ka nënvizuar – siç njofton agjencia Sir – se nuk bëhet fjalë vetëm për problemin britanik. Përkundrazi, tha kard. Marx, është Bashkimi Evropian në tërësinë e vet që duhet të reflektojë mbi udhën e vet politik dhe mbi objektivat që synon t’i arrijë.

Simpoziumi Comece-s në Romë më 2017 mbi temën: “Të rimendojmë Evropën”

Kardinali Marx pastaj njoftoi se Comece do të organizojë një simpozium të nivelit të lartë në Romë, në vjeshtën e vitit 2017, mbi temën : “Të rimendohet Evropa”, për të mundësuar shkëmbimin e mendimeve dhe të vizioneve mbi të ardhmen e integrimit komunitar. “Detyra që kemi para nesh, si anëtarë të Cemece-s”, saktësoi kardinali gjerman, “nuk është ajo që kërkon zgjidhje në të kaluarën,  por që, të ndërgjegjshëm për pasuritë e së kaluarës, t’i gjejmë këto vlera përsëri në të ardhmen, duke shikuar me besim drejt një të ardhme të përbashkët”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.