2016-10-26 15:50:00

Mali Tabor. Imzot Marcuzzo: vandalët nuk kanë të bëjnë me vlerat tona


Lutja për mbrojtjen, bekimi dhe një akt i ri përkushtimi: kështu komuniteti i krishterë i Jerusalemi mendon t’u përgjigjet akteve të rënda të vandalizmit që të dielën e kaluar kanë dëmtuar bazilikën e Shndërrimit të Jezusit mbi malin Tabor. Kelka, ikona, orendi, sulmuesit “kanë shkelur çdo gjë që e konsideronit të çmueshme, e megjithatë shtigjet e përbashkëta të vlerave të Tokës së Shenjtë çojnë në respektin e tjetrit”. Kështu u shpreh vikari patriarkal i Jerusalemit imzot Giacinto-Boulos Marcuzzo.

“Profanimi i të Shenjtnueshmit Sakrament të Eukaristisë, i vendit të shenjtë, është i rëndë vetvetiu. Ajo që në një farë kuptimi e bënë më të lehtë këtë gjest të shëmtuar është fakti se personat në fjalë nuk donin të bënin një akt profanimi, por thjeshtë të vidhnin, për drogë. Natyrisht, e kemi bërë aktin e shpagimit, të shfajësimit dhe bekimin sepse është fjala për hostie të shenjta të hedhura për tokë, për shtatoren e Zojës së Bekuar të hedhur jashtë në kopsht, kur vandalët e kanë parë se nuk kishte asgjë të çmueshme”. E para këtij shëmtimi, “ne duam të japim dëshminë tonë të dashurisë e të lidhjes së ngushtë që kemi me fenë dhe me vendet e shenjta ku shërbejmë. E shtoj se zakonisht, në Lindje të Mesme një imazh i shenjtë, një simbol që konsiderohet i shenjtë nga të krishterët respektohet nga myslimanët, nga hebrenjtë, nga të gjithë e po kështu edhe simbolet e myslimanëve ne i respektojmë e kështu edhe të hebrenjve etj. Ekziston pra një respekt i anasjellët për të gjitha gjërat e shenjta fetare. E në përgjithësi ky respekt për atë që është e shenjtë dhe u përket të tjerëve, edhe festat, këtu nuk prekën. Prandaj ky akt ngjason me diçka që është jashtë mentalitetit e na bënë të kuptojmë akoma më mirë se kush mund të jetë autori i këtij akti”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.