2016-10-25 16:57:00

Izrael: krerët fetarë në Poloni për të përkujtuar Holokaustin


Izrael: krerët fetarë në Poloni për të përkujtuar Holokaustin

Krerët fetarë të krishterë, myslimanë, drusë, hebrenj, bahài e ahmadi të Izraelit do të shkojnë në Poloni nga 30 tetor deri më 2 nëntor ku do të vizitojnë, mes tjerash, kampet e përqendrimit nazistë e do të përkujtojnë Holokaustin duke paralajmëruar, madje qortuar “komunitetin ndërkombëtar të jetë vigjilent ndaj çdo forme të ksenofobisë, për t’i njohur e kuptuar shenjat e para të urrejtjes fetare dhe etnike që në të kaluarën e afërt kanë prodhuar gjenocidin”.

Nisma – njofton agjencia Sir – e organizuar nga ministria e Jashtme dhe nga ministria e Brendshme e Izraelit, ka ndër pjesëmarrës të këtij udhëtimi edhe administratorin apostolik të Patriarkanës Latine të Jerusalemit, imzot Pierbattista Pizzaballa, Patriarkun greko-ortodoks të Jerusalemit, Teolofo III, Patriarkun armen Nouran Manougian dhe liderin anglikan Suheil Dawani. Të pranishëm do të jenë edhe liderët maronite e greko-katolikë, ai drusë, Mowafaq Tarif e nga komuniteti ahmadi, Muhamad Sharif Uda. Ndër myslimanët imami i xhamisë së Majk Al-Krum, sheiku Muhamad Keiwan, imami i xhamisë së Jadeidi, Omar Kial e imami i beduinëve të Negev-it, Akel Al-Atrash. Për hebrenjtë do të udhëtojë, mes tjerësh, krye rabini askenazita-s, rabini David Rosen e ish drejtori i përgjithshëm u Rabinatit të Madh, Oded Winer.

Programi është i pasur me vizita si në Fabrikën e Oskar Schindler, në Krakov, në kampin e shfarosjes së Auschwitz-it, në minierat e kripës, në manastirin Benediktin të Tyniec, në qytetin e Varshavës. Në përfundim të udhëtimit do të komunikohet një deklaratë e përbashkët.








All the contents on this site are copyrighted ©.