2016-10-25 14:23:00

Diktatura e Argjentinës: Vatikani dhe ipeshkvijtë hapin arkivat


Të shtunën, më 15 tetor, në Vatikan, u mblodhën Komisioni Ekzekutiv i Konferencës Ipeshkvnore Argjentinase, së bashku me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, si edhe me autoritete të tjera vatikanase, për të vlerësuar punën e katalogimit e të digjitalizimit të materialit arkivor të periudhës së Diktaturës Ushtarake (1976-1983), ruajtur në Arkivin e Konferencës Ipeshkvnore të Argjentinës, në atë të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit dhe të Nunciaturës Apostolike të Buenos Airesit.

Me një komunikatë njoftohet se së afërmi, viktimat dhe familjarët e “desaparecidos” dhe të të burgosurve në kohën e diktaturës do të mund të konsultojnë dokumentet arkivore. Në rastet e rregulltarëve, dokumentet do të jenë në dispozicion të Eprorëve të përgjithshëm. Papa Françesku dhe ipeshkvijtë argjentinas ia besojnë këtë proces dhe vetë Argjentinën mbrojtjes së Zojës së Lujàn-it dhe ndërhyrjes së Shën José Gabriel i Rruzares Brochero.








All the contents on this site are copyrighted ©.