2016-10-21 12:02:00

Françesku pret Eprorin e përgjithshëm të jezuitëve, atë Sosa


Papa Françesku priti mbrëmë, në audiencë private, Eprorin e ri të përgjithshëm të Shoqërisë së Jezusit, atë Arturo Sosa. 68 vjeçari venezuelan ka qenë këshilltar i Eprorit të mëparshëm dhe delegat i përgjithshëm për shtëpitë dhe veprat ndërprovinciale të jezuitëve në Romë. Lindur më 1948 në Karakas, atë Sosa hyri në Shoqërinë e Jezusit në vitin 1966 dhe u shugurua meshtar në vitin 1977. Atë Sosa është Eprori i 31-të i përgjithshëm i jezuitëve dhe i pari, i lindur në Amerikën Latine.








All the contents on this site are copyrighted ©.