2016-10-16 00:00:00

Lutja për kanonizimin e martirëve shqiptarë


Lutja për kanonizimin e martirëve shqiptarë pergatitur nga Kisha katolike e Shqipërisë

O Zot, Atë i mirë dhe i mëshirshëm,

me shembullin e ndritshëm të Krishtit,

Birit Tënd të kryqëzuar,

që vdiq dhe u ringjall,

i mbështete në Shqipëri ipeshkvijtë,

meshtarët, rregulltarët dhe shekullarët tanë,

për të dëshmuar besnikërinë

ndaj Ungjillit dhe Kishës,

në tortura dhe në martirizim.

Po të lutemi që t’i lumturosh edhe në tokë

Duke na dhënë hirin që po ta kërkojmë,

duke iu porositur ndërmjetësimit të tyre…

 

Shembulli i tyre heroik le të na frymëzojë,

që të angazhohemi për t’u rritur në fe,

që Jezu Krishti të jetë qendra e vetme

e jetës sonë. Amen.

 

Lavdi Atit…

 








All the contents on this site are copyrighted ©.