2016-10-12 12:21:00

Papa autorizon dekretin për virtytet heroike të dy meshtarëve e dy murgeshave


Papa Françesku autorizoi dekretet për njohjen e virtyteve heroike të dy meshtarëve e dy murgeshave. Në veçanti, siç njofton nota e Vatikanit, Kongregata për Çështjet e Shenjtorëve do të botojë dekretet për virtytet heroike të Shërbëtorit të Zotit, Luigi Zambrano Blanco, meshtar dioqezan dhe themelues i institutit shekullar Hogar de Nazareth, lindur më 23 dhjetor 1909 e vdekur më 14 shkurt 1983; të Shërbëtorit të Zotit, Tiburzio Arnàiz Muñoz, jezuit, lindur më 11 gusht 1865 e vdekur më 18 korrik 1926; të Shërbëtores së Zotit, Maria Teresa Spinelli, themeluese e Kongregatës së motrave agostiniane, Shërbëtore të Jezusit e Marisë, lindur më 1 tetor 1789 e vdekur më 22 janar 1850; si edhe të Shërbëtores së Zotit, Maria Costanza Panas (në shekull: Agnese Pacifica), murgeshë klarise kapuçine e Kuvendit të qytetit të Fabrianos (Itali), lindur më 5 janar 1896 e vdekur më 28 maj 1963.








All the contents on this site are copyrighted ©.