2016-10-05 08:00:00

Papa, gazetarëve: shërbejini kulturës së takimit


“Gazetarët të jenë në shërbim të kulturës së takimit”. Këtë kërkon Papa Françesku në një videomesazh, me të cilin paraqet ndjetin e lutjes për muajin tetor. Ati i Shenjtë u drejtohet veprimtarëve të komunikimit, duke i nxitur të respektojnë të vërtetën dhe të frymëzohen nga etika në profesion. “Shpesh – pohon Papa – pyes veten: si mund t’i shërbejnë kulturës së takimit mjetet e komunimit?”.

Bergoglio nënvizon se bota ka nevojë për informacione, që sjellin pajtim, që kontribuojë për të mirën e njerëzimit dhe të planetit. Prandaj, i fton të gjithë t’i luten Zotit që “gazetarët, në profesionin e tyre, të frymëzohen gjithnjë nga respekti për të vërtetën e nga një ndjenjë e fuqishme etike”. Papa e përfundon videomesazhin duke u kërkuar edhe vetë gazetarëve ta ndihmojnë në përhapjen e këtij ndjeti të lutjes.








All the contents on this site are copyrighted ©.