2016-09-28 13:45:00

Përshëndetja e Papës për punëtorët italianë të pushuar nga puna


Gjatë audiencës së përgjithshme, Ati i Shenjtë Françesku përshëndeti edhe besimtarët italianë, duke iu drejtuar veçanërisht të ardhurve nga dioqeza e Ascoli Piceno-s, ku pak javë më parë ra tërmeti, që shkatërroi krejtësisht disa fshatra. Ati i Shenjtë shprehu afërsinë e vet me ta dhe u kërkoi të bëhen dëshmitarë të mëshirës në Kishën vendase.

Gjithashtu, Papa shprehu solidaritet për një grup punëtorësh të pushuar nga puna, në Bazilikatë të Italisë. “Uroj – tha – që kriza e rëndë e punësimit të gjejë zgjidhje pozitive, përmes impenjimit të të gjithëve për të hapur udhë shprese. Nuk mund të rritet edhe më tej përqindja e papunësisë!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.