2016-09-28 14:15:00

Papa: të kërkojmë ndihmën e Kryeengjëjve kundër së keqes


Gjithnjë në audiencën e përgjithshme, Papa Françesku, duke përshëndetur shtegtarët polakë, kujtoi se nesër, Kisha kremton festën e Kryeengjëjve Mikel, Gabriel e Rafael. Ja fjalët e Atit të Shenjtë:

 “Ata ‘janë shpirtra të ngarkuar me një shërbim, të dërguar për t’u shërbyer atyre, që do të trashëgojnë shëlbimin’ (Heb 1,14). T’u drejtohemi me lutje që në çdo çast, të na e kujtojnë praninë e Zotit, të na mbështesin në luftën kundër së keqes e të na udhëheqin të sigurtë në rrugët e jetës. T’ua besojmë atyre vetveten, të dashurit tanë dhe gjithçka kemi për zemër”.








All the contents on this site are copyrighted ©.