2016-09-28 11:57:00

Papa Françesku lutet për vuajtjet e popullit meksikan


“Nuk mund të mos ta kujtoj popullin meksikan – tha Papa në gjuhën spanjolle duke përshëndetur grupet e shtegtarëve të pranishëm në audiencën e sotme të përgjithshme, - ju dëgjova se në fillim këndonit këngën e Zojës së Bekuar të Guadalupës, për vuajtjen e këtij populli, po ju kërkoj, a mund të këndoni akoma?”. E grupi i priftërinjve dhe besimtarëve kënduan sërish një pjesë të këngës së Zojës së Guadalupës, e në mbarim Papa u tha “Faleminderit”.

Po kujtojmë se është i këtyre ditëve lajmi i vrasjes së disa priftërinjve katolikë në Meksikë.








All the contents on this site are copyrighted ©.