2016-09-28 13:54:00

Kriza në Siri e Irak: Papa do të takojë nesër organizmat e bamirësisë


Papa Françesku, nesër në Vatikan, do t’i hap personalisht punimet e mbledhjes së re mbi krizën humanitare në Siri e në Irak, organizuar nga Këshilli Papnor ‘Cor Unum’ (Karistasi papnor). Papa do t’i takojë pjesëmarrësit e mbledhjes, që përfaqësojnë 40 organizma të ndryshëm të bamirësisë të Kishës katolike, të cilët mblidhen për të analizuar njërën prej krizave “më të rënda” të dekadave të fundit.  Ndërkaq në Siri keqësohet edhe më shumë situata në Haleb, pas bombardimeve të regjimit të Damaskut e të rusëve.

Mëse 100.000 fëmijë janë të detyruar të pinë ujë të ndotur. Këtë e denoncon Unicef-i, duke bërë të ditur se gjatë sulmet e fundit – kanë shkaktuar mbi 11 viktima – pastaj kanë dëmtuar stacionet e pompave që furnizonin me ujë të pastër mbi 250.000 njerëz në pjesën lindore të Habelit. Tani uji i pijshëm merret prej “burimeve jo të sigurta”, nga “vrimat e tubave që janë në sipërfaqe” a nga ndonjë “burim tjetër uji” që rrjedh nga tubat e prishur. Pra rritët gjithnjë më tepër rreziku i epidemive në një qytet të dërrmuar nga lufta.

Sipas burimeve qeveritare, ushtria është duke avancuar në qendrën historike e në lagjen Farafra, të kontrolluar nga rebelët. Tension ka edhe në kufij me Turqinë: rojet kufitare të Ankara-s kanë vrarë 12 civilë gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë bisedimet për paqen në Siri janë bllokuar.

E siç thamë, nesër në Vatikan, do të takohen 40 organizma të ndryshëm të bamirësisë të Kishës katolike, për të shqyrtuar krizën humanitare në Siri e në Irak, njëra prej krizave më të rënda të dekadave të fundit. Takimi është organizuar nga Karitasi i Vatikanit ‘Cor Unum’. Në fillim të punimeve, pjesëmarrësit do të priten nga Papa Françesku.








All the contents on this site are copyrighted ©.