2016-09-27 10:57:00

Papa: ta ndihmoje atë që vuan me përkëdhelje e jo më fjalë


“Ta ndihmojmë atë që vuan duke folur sa ma pak të jetë e mundur, ta ndihmojmë me heshtje, me afërsi, me përkëdhelje, me lutje të vërtetë”. Ky sugjerimi i Papës Françesku në homelinë e Meshës së kremtuar si zakonisht në kapelën e shtëpisë së Shën Martës në Vatikan, sot në praninë e motrave rregulltare që drejtojnë shtepine e Shen Martes ne Vatikan, me rastin e festës së Shën Vinçenc De Paolit. “Ta ofrojmë Meshën për motrat rregulltare të kësaj shtëpie, Bijat e Bamirësisë, që shërbejnë pikërisht në Shtëpinë e Shën Martës: jeta e tyre është një vepër e mirë që kryhet me dashuri”, theksoi Papa. Në predikimin e sotëm, sipas njoftimit bërë në një Twitter të Osservatore Romano-s, Papa dha edhe një këshill: “në momentet e dëshpërimit shpirtëror, të tragjedive familjare, të mos përdorët asnjë ilaç a gotë akoholi për të fjetur e ikur nga realiteti, por te zhytemi ne lutjen drejtuar Zotit të mëshirshëm”.








All the contents on this site are copyrighted ©.