2016-09-27 15:12:00

Dom Artur Kola në Akademinë e diplomacisë së Vatikanit


“Shpreh falënderimet ndaj kësaj bashkësie  kishtare që më ka mirëpritur si një i shtëpisë! Uroj të mos i kem zhgënjyer e të kem qenë një shenjë e pranisë së Zotit!". Kështu u tha mes tjerash dom Artur Kola,  besimtarëve të komunitetit të Shën Nikollit në Gramsh, në përfundim të misionit të tij si tre vjeçar si famullitar, para se të nisej për një mision të ri, kësaj radhe në bankat e një shkolle, asaj të Akademisë Papnore të Diplomacisë Kishtare në Romë.  Dom Artur Kola është prifti parë shqiptar, pas Abatit të madh të Oroshit, imzot Preng Doçit, që studion në Akademinë Papnore të Diplomacisë së Selisë së Shenjtë.

Në Meshën e së dielës, meshën e falënderimit e të lamtumirës, mori pjesë një numër i madh besimtarësh nga të gjitha zonat e famullisë kishtare të Gramshit, po më hollësisht nga Vau-Dejës të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit...

KAM DASHUR JETEN NË PLOTËSI! NJËQIND HERË AQ!

"Të dashur vëllezër e motra, rrugëtimi ynë i përbashkët, unë si meshtar e bari, e ju si grigjë e popullit të Zotit, i erdhi fundi pas 3 vitesh të plota të jetuar në mënyrë të plotë. Do të duhej shumë kohë e një listë e gjatë për të shprehur falënderimet ndaj kësaj bashkësie që më ka mirëpritur si një i shtëpisë! Prandaj dëshiroj të kujtoj, e besoj se dëgjon falënderimet e mia i ndjeri mons. Lucjan Avgustini, i cili më besoi këtë famulli, më dorëzoi juve, e juve mua, për të qenë mes jush një shërbëtor dhe udhëheqës i thjeshtë, për t’ju ndihmuar në rritjen dhe ushqimin e besimit tuaj fisnik. Falënderoj të gjithë vëllezërit meshtarë për kurajon, këshillat e mbështetjen e duhur për të përballuar vitet e para si meshtar. Uroj të mos i kem zhgënjyer e të kem qenë një shenjë e pranisë së Zotit!" 
Me këto fjale të ngrohta dhe miqësore, por edhe me plot emocion, famullitari dom Artur Kola si një bari shpirtëror është përshëndetur me besimtarët e famullisë së Shën Nikollit në Gramsh, i cili u shërbeu për tre vjet. Ka qene kremtimi i Meshës se te dielës si nje ceremoni pershendetese dhe lamtumire per kete meshtar, që tashmë do tëndjekë një rrugëtim të ri, studimet per "Diplomaci Kishtare" në Romë. Ne kete pershendetje ai u shoqerua edhe nga Administratori Dioqezan i Sapes, D. Simon Kulli i cili falenderoi d. Arturin e njëkohesisht e ka uruar që ti pergjigjet me shume dashuri, dashurisë së Zotit duke e dëshmuar Atë në çdo moment te jetes, në sherbimin e kishës së gjithëmbarshme.

Dom Artur Kola është meshtari i parë shqiptar që do studiojë Diplomaci Vatikanase, pas Abatit të Madh të Oroshit, imzot Preng Diçit, duke shënuar kështu një faqe të re në historinë e Kishës Shqiptare të pas diktaturës komuniste. Ai është shuguruar meshtar në qershor të vitit 2013. Gjatë 3 viteve shërbimi si famullitar në Gramsh dhe si Sekretar i Kuries Dioqezane të Sapës, dom Arturi pati një eksperiencë dhe veprimtari pastorale mjaft frytdhënëse, duke jetuar e thelluar marrëdhënien e tij me Zotin përmes kremtimit të Meshës Shenjte. Dha një kontribut të shquar në rritjen shpirtërore përmes shërbimit të tij jo vetëm si meshtar, por edhe si mësues, edukator dhe përgjegjës në çdo sektor që famullia pati nevojë për shërbim duke bashkëpunuar bashkë me besimtarët e çdo grup-moshe. Dhe me të vërtetë, siç shprehet edhe vetë d. Arturi, falë këtij bashkëpunimi dhe ndihme të paçmuar, ai është ndjerë biri dhe vëllai i tyre duke u bërë kështu secili pjesë e jetës së tij në mënyra të ndryshme. 








All the contents on this site are copyrighted ©.