2016-09-27 14:51:00

Atë Lello Lanzili: Kongregacioni i Jezuitëve, hapësirë e veprim i Shpirtit të Zotit


U paraqit sot paradite në Romë Kongregacioni apo Mbledhja e 36-të e Përgjithshme e Shoqërisë së Jezusit, do të thotë e Jezuitëve, e cila ka për detyrë të zgjedhë Eprorin e ri të Përgjithshëm, pasardhësin e atë Aldolf Nicolàs. Punimet e Mbledhjes do të fillojnë të hënën më 3 tetor, të nesërmen pas Bashkëkremtimit të Meshës së përurimit të këtij Kongregacioni, që do të mbahet në Kishën e Jezusit në Romë. Kjo Mbledhje e përgjithshme e Jezuitëve do të jetë e para që mbahen në kohën e një Pape jezuit.

E sigurisht për Shoqërinë e Jezusit, që  sipas vullnetit të Papëve, ka qenë përherë me mision në kufijtë, në vendet e në udhëkryqet e viseve të mbarë botës, ku ka pasur një shkëmbim të thellë e të frytshëm ndërmjet fesë e kulturës, ky është një moment vërtetë i veçantë, me sfida të mëdha aktuale të çdo fushe e rendi që ka Kisha dhe shoqëria bashkëkohore në mbarë botën: kulturor e politik.

Këndej, Kongregacioni i Përgjithshëm i Jezuitëve është i thirrur të ofrojë një vështrim global mbi botën, përmes shumë përfaqësuesve që vijnë nga të gjitha kontinentet, me tërë pasurinë por edhe veçoritë e çdo kontinenti. Sigurisht sfida e madhe është zgjedhja e Atit Epror të Përgjithshëm, i cili në vitet e ardhshme do të drejtojë Shoqërinë e Jezusit (jezuitët) drejt një misioni të ri në botë.

Për t’u njohur më tepër mbi domethënien e kësaj Mbledhje të Përgjithshme të Jezuitëve, flasim me atë Lello Lanzillin S.J., i cili aktualisht shërben në Sinodin e ipeshkvijve në Selinë e Shenjtë, por për një periudhë të gjatë ka shërbyer edhe në Shqipëri e pikërisht në Shkodër..... 








All the contents on this site are copyrighted ©.