2016-09-22 11:12:00

Papa: mbretërit tribalë kërkojnë kanonizimin e Chiara Lubich


“Atë i Shenjtë, ju kërkojmë t’i luteni Chiara Lubich, që të ndërhyjë në favor të paqes për popullin tonë, i cili i detyrohet shumë Lëvizjes së Fokolarinëve dhe themelueses së saj”. Kështu i drejtohen Papës Françesku nëntë fon, mbretërit e popullit Bangwa në rajonin e Lebialemit, në Kamerun, ndërsa kremtojnë së bashku me fokolarinët 50-vjetorin e pranisë së Lëvizjes në vendin afrikan.

Mbretërit deshën ta falenderojnë Papën për sa po bën Kisha për njerëzit, përmes fokolarinëve. Vërtet, Chiara Lubich quhet nga vendasit “Mafua Ndem” (mbretëresha e dërguar prej Zotit) . Inkulturimi i Ungjillit në këtë vend filloi në Fontem, në vitin 1966, në zemrën e pyjeve të Kamerunit, me dëshminë e mjekëve fokolarinë, të cilët dhanë një kontribut të madh në uljen e vdekshmërisë foshnjore. Ishte pikërisht Chiara Lubich ajo, që vendosi gurin e parë të spitalit, i cili edhe sot është pikë e rëndësishme referimi, së bashku me struktura të tjera teknike e shkollore.








All the contents on this site are copyrighted ©.