2016-09-12 14:58:00

Përshëndetja e Papës për atletët e Paralimpiadës së Rios


Sot, Papa Françesku publikoi një tweet në faqen e tij @Pontifex, në nëntë gjuhë: “Përshëndetje të gjitha atleteve dhe atletëve të impenjuar në Paralimpiadë: sporti të jetë rast për zhvillim e miqësi”.

Gjatë audiencës së përgjithshme të 26 gushtit, Ati i Shenjtë pati takuar disa atletë të Lojrave Paralimpike të Rio-de-Zhanejros. Përuruar më 7 shtator, me një ceremoni sugjestive në stadiumin Maracanà, Lojrat do të përfundojnë të dielën, 18 shtator. Tani për tani, medaljet më të shumta i kanë marrë kinezët, të ndjekur nga britanikët, ukrainasit, amerikanët dhe brazilianët.








All the contents on this site are copyrighted ©.