2016-09-07 13:54:00

Nënshkruhet marrëveshja Selia e Shenjtë – Republika e Afrikës Qendrore


Jo më larg se dje, Papa Françesku priti kryetaren e Këshillit Administrativ të Spitalit Pediatrik “Bambin Gesù”, Mariella Enoc, me të cilën bisedoi edhe mbi ndihmën për spitalin pediatrik të Banguit. Sot, lajmërohet se po dje, në Bangui, në Presidencën e Republikës, u nënshkrua Marrëveshja Bazë ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Afrikës Qendrore.

         Me një hyrje dhe 21 nene, marrëveshja përcakton kuadrin juridik të marrëdhënieve ndërmjet Kishës dhe shtetit, në çështje me interes të përbashkët. Të dyja palët, duke ruajtur pavarësinë dhe autonominë e tyre, impenjohen të bashkëpunojnë për mirëqënien morale, shpirtërore dhe materiale të njeriut, si edhe për promovimin e së mirës së përbashkët. Marrëveshja bazë hyn në fuqi sapo të ratifikohet nga të dyja shtetet.








All the contents on this site are copyrighted ©.