2016-09-03 10:56:00

Cilët janë artistët e koncertit shqiptar për Nënë Terezën?


Cilët janë artistët e koncertit të madh shqiptar për Nënë Terezën? Dje, shkuam për të dëgjuar e parë provat e tyre në Bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve në Romë. Artistët hynin njëri pas tjetrit për të provuar pjesë si “Ave Maria”, “Panis Angelicus”, por edhe “Valsin Hyjnor”, himn kushtuar Nënë Terezës, interpretuar nga e mirënjohura Inva Mula, së cilës ia drejtuam mikrofonin së parës:

Baritoni i njohur Gëzim Myshketa është pa dyshim një nga artistët më interesantë të brezit të vet, por edhe njeri i impenjuar në ndihmën për të varfërit, së bashku me Ermonela Jahon dhe Inva Mulën, siç na tha vetë në intervistë…

E t’ia japim tani fjalën sopranos Ermonela Jaho, që me interpretimet e saj të shkëlqyera e ka çuar artin dhe zërin e shqiptarëve në të gjithë botën. Jo më larg se 15 shtatori e deri në tetor, ajo do të interpretojë Desdemonën në shfaqjen e operës Otello në Teatrin e Madridit. E njohim edhe përmes Karitasit Shqiptar, me të cilin ka bashkëpunuar disa herë për mbrëmje bamirëse. Ta dëgjojmë….

Tenori Ramë Lahaj, fitues i çmimit Plaçido Domingo Operalia 2016, është nga Kosova, por flatrat e artit muzikor e kanë çuar në gjithë botën. Ja fjalët e tij…

E së fundi, ia drejtuam mikrofonin një artisteje të re. Është nga Mitrovica e Kosovës, por jeton e këndon në Gjermani. Të dëgjojmë sopranen Elbenita Kajtazi








All the contents on this site are copyrighted ©.