2016-08-29 14:39:00

Papa Françesku takohet me themeluesin e Facebook, Zuckerberg


“Ati i Shenjtë priti sot Mark Zuckerberg, themelues dhe drejtor i përgjithshëm i Facebook-ut, i cili shoqërohej nga e shoqja, Priscilla Chan”. Me këtë deklaratë të thjeshtë, drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Greg Burke, lajmëroi për takimin e sotëm, gjatë të cilit u fol mbi përdorimin e teknologjive të komunikimit për lehtësimin e varfërisë, për inkurajimin e kulturës së takimit dhe për t’u çuar të gjithëve një mesazh shprese, sidomos njerëzve më nevojtarë.








All the contents on this site are copyrighted ©.