2016-08-26 13:03:00

Papa Luciani, kardinali Parolin: model për gjithë të krishterët


“Unë besoj se virtytet që mishëroi Gjon Pali I, mund të jenë model për gjithë të krishterët”. Këtë theksoi sekretari i Shtetit të Vatikanit,  kardinali Pietro Parolin, në Canale d’Agordo, gjatë një vizite në muzeun e ri “Albino Luciani”, që u përurua sot.

Në këtë kuptim - vijoi - besoj se njohja e shenjtërisë së tij do të jetë në dobi të mbarë Kishës. Përsa i përket kohës, që duhet për ta parë në nderimet e elterit Papën e buzëqeshjes, kardinali Parolin u përgjigj se kësaj pyetjeje do të mund t’i përgjigjej më mirë prefekti i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, ndonëse i duket e pamundur të bëhen parashikime  në këtë drejtim. Gjithsesi, shpreson që Çështja të shkojë shpejt përpara. “Mendoj edhe – përfundoi duke bërë shkaka kardinali – se vetë Albino Luciani nuk ngutet për t’u bërë shenjt!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.