Emisioni i 20-të i rubrikës “Nënë Tereza, Shenjtja e Mëshirës Hyjnore”, marrë nga libri “Njoha një shenjtore” shkruar nga kardinali Angelo Komastri, të cilin ne e zgjodhëm për ta njohur më nga afër Shenjtoren tonë, është lutje drejtuar Marisë; britmë, për të kërkuar ndihmë në kryerjen e një misioni të jashtëzakonshëm, që nuk do të mund të kishte arritur deri në lartësinë e shenjtërisë, pa ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Krishtit e pa ndërmjetësimin e Nënës së Zotit, së cilës Nënë Tereza i lutet kështu:
Mari, ti Nënë e Krishtit,
ma jep zemrën tënde
aq të bukur,
aq të papërlyer,
aq të rrëmbushur
me dashuri e përvujtni!
Ma jep, o Zojë, hirin
ta marr Jezusin
në bukën e jetës!
Hirin ma jep ta dua,
ashtu si e deshe ti!
Ndihmomë, o Zojë, t’i shërbej,
në një grusht eshtrash,
dërmuar nga jeta,
në të varfërin më të varfër,
që sot më vjen përballë.
Vjen, e më shikon,
e sytë e Birit tënd, në sytë e tij,
më kërkojnë ndihmë!
Më kërkojnë jetën
që mund ta japë
vetëm yt Bir, Mari,
me ndërmjetësimin tënd.
Amen!
All the contents on this site are copyrighted ©. |