Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Dokumente

Pali VI për Nënë Terezën: “Mishërim mistik në të varfërin” .

Pali VI pret Nënë Terezën - RV

22/08/2016 15:29

Më 6 maj 1978, pikërisht tre muaj para se të vdiste, Pali VI priti, në Vatikan, Nënë Terezën, me një grup bashkëpunëtorësh italianë. Ishte takimi i fundmë i Montinit me Rregulltaren e cila, në fillim të audiencës, e përshëndeti Papën në gjuhën angleze, me fjalët: “Ju, për ne, jeni Krishti”. E shtoi: “E falënderoj Shenjtërinë Tuaj, në emër të të varfërve, të të varfërve tanë.

Papa Pali VI mbajti një fjalim në gjuhën italiane, duke i shtuar tekstit të përgatitur shumë fjalë jashtë tij. Sidomos, në pjesën qendrore, ku i drejtohet Rregulltares me fjalët: “Jam i padenjë për të qenë mësues para Jush”, e edhe në përfundim, kur i nxit të pranishmit për t’i dëgjuar “gjëmët” e “ulurimat” e të gjithë të vuajturve. Deri tani i panjohur në variantin e tij të plotë (që sapo u shtyp) u rishkrua nga regjistrimi i audiencës, për t’u botuar në vëllimin “Pali VI dhe Nënë Tereza” (Romë, Botues Viverein, 2016, 184 faqe), përgatitur nën kujdesin e imzot Leonardo Sapienza, mëkëmbës i Prefekturës së Shtëpisë Papnore. “Nga regjistrimi - sqaron imzot Sapienza - ndjehet zëri i lodhur i Palit VI, tre muaj para vdekjes, e megjithatë, në disa nga fragmentet, zëri rimerr gjallërinë e hershme, duke shprehur gjithë dashurinë e Papës Montini për Nënë Terezën”.

Në libër, ku përmblidhen shumë tekste të Papës dhe të Rregulltares shqiptare, të pasuruara me fotografi e riprodhime autografe, është edhe letra dërguar simotrave nga Nënë Tereza, e cila tregon një hollësi të panjohur nga kjo audiencë: “Ndërsa motra Nirmala i varte Papës në qafë një varg lulesh, Ati i Shenjtë më tha: ‘Më pranoni si bashkëpunëtor të përvuajtur të veprës suaj të dashurisë!’. Këtë mendon Ati i Shenjtë për punën tonë!”.

Fjalimi i plotë i Palit VI botohet në librin e ri “Pali VI dhe Nënë Tereza”.

22/08/2016 15:29