2016-08-16 12:37:00

Papa: emigrantët, mundësi zhvillimi e dialogu kulturor


Papa Françesku inkurajon “të konsiderohet prania e shumë vëllezërve dhe motrave emigrantë, një mundësi për zhvillimin njerëzor, për takimin e dialogun ndërmjet kulturave dhe feve, si edhe rast për të dëshmuar Ungjillin e dashurisë”. Kështu shkruan Ati i Shenjtë, në një mesazh me firmën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, drejtuar takimit ndërkombëtar “Mesdheu, një det urash”, që u mbajt në Shën Marinë e Leukës, në Itali, nga 11 deri më 14 gusht. Të rinjve, mbledhur aty nga mbarë bota,  Papa u uroi që “manifestimi kuptimplotë të zgjojë një impenjim të ri në favor të kulturës së mikpritjes dhe të solidaritetit, duke promovuar kështu, paqen dhe vëllazërimin ndërmjet popujve”.








All the contents on this site are copyrighted ©.