2016-08-11 14:30:00

Jezuitët: dialogu, rruga më e mirë kundër fundamentalizmit


Në Indonezi vijojnë punimet e Konferencës IV të Jezuitëve të Azisë dhe të Paqësorit me temë: “Thirrje për dialog, për një jetë të qetë, në kontekstin e Asean”, Shoqata e Kombeve të Jug-Lindjes Aziatike. Takimi, që zhvillohet pranë Universitetit katolik Sanata Dharma të Yogyakarta-s, themeluar nga Shoqëria e Jezusit, me pjesëmarrjen e më se 150 përfaqësuesve të të gjitha vendeve të rajonit, synon të përcaktojë bazat e përbashkëta për t’i përballuar problemet lidhur me ambientin, luftën kundër varfërisë dhe dialogun ndërfetar. Indonezia është vendi mysliman më i populluar në botë e, tradicionalisht, i frymëzuar nga një kulturë tolerante, por këto kohët e fundit fundamentalizmi islamik po depërton rrezikshëm në gjirin e kësaj shoqërie. Për punimet e takimit, të dëgjojmë zëvendës-rektorin e Sanata Dharma University, profesor Ouda Teda Ena, në mikrofonin tonë:

Përgjigje: - One of the issues that is being …

Një nga temat e diskutuara gjatë kësaj konference, është ajo e dialogut ndërfetar. E kjo, sepse në Jug-Lindjen aziatike popullsia është krejt e përzjerë, me fe nga më të ndryshmet. Prej këndej, me dialogun ndërfetar lind shpresa që njerëzit të mund të kuptohen më mirë njëri me tjetrin. Në këtë mënyrë  mund t’i kundërvihemi disa aspekteve të fundamentalizmit, që ndjehet nga pak në të gjitha fetë.

Pyetje: - Në Konferencë preket edhe tema e rolit të edukimit për dialog ndërmjet kulturave e feve të ndryshme…

Përgjigje: - I think you are right, that one of …

Po, është e vërtetë, është një nga temat kyçe, sepse gjithçka ndodh, kalon përmes edukimit, kulturës e dialogut ndërfetar. E kjo është edhe arsyeja për të cilën këtë herë Konferenca mbahet pranë një institucioni universitar, siç është Sanat Dharma. Kështu mund ta kuptojmë më mirë sesi duhet promovuar edukimi. Një nga propozimet, për shembull, është që në shkolla të nxitet dialogu ndërfetar përmes marrjes së një kulture të gjerë fetare, që të njeh me shumë fe, e jo vetëm me atë të shumicës. Në Indonezi, qeveria jonë njeh gjashtë fe të ndryshme e, në nivel universitar, kemi një kurs studimesh kushtuar të gjitha feve të njohura nga Kushtetuta indoneziane.








All the contents on this site are copyrighted ©.