Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Bota \ Aktualiteti ndërkombëtar

Pakistan: atentat në spital. Rreth 70 të vdekur, ndërmjet të cilëve, disa avokatë

Pas atentatit në Quetta - EPA

09/08/2016 14:44

Të paktën 70, të vdekurit e më se 120, të plagosurit. Ky, bilanci, ende i përkohshëm, i atentatit të vetëvrasësit që shpërtheu dje në spitalin e Quetta-s, në Pakistan. Autorësi e dyfishtë: e Shtetit të vetëshpallur Islamik dhe e talebanëve. Ndërmjet viktimave, të paktën 18 avokatë: ishin mbledhur në spital pas vrasjes së kryetarit të shoqatës së tyre në Baluçistan. Në vend u shpallën tri ditë zije.

Ishte atentati më gjakatar i 2016-tës në Pakistan. Teatri i masakrës, spitali i Quettas. Në zonën tejet të trazuar të Baluçistanit,  e pasur me naftë e gaz, në kufi me Iranin e Afganistanin. Atentatori, i kthyer në një deng me lëndë shpërthyese, u hodh në erë në hyrjen e ndërtesës. Brenda ishin qindra njerëz, ndërmjet të cilëve edhe avokatë e gazetarë, që po shoqëronin trupin pa jetë të Bilal Anqar Kasi, kryetar i shoqatës provinciale të avokatëve, i vrarë në pritë pak më parë. Qeveria nisi menjëherë hetimet për të sqaruar dobësitë e sigurimit në vend. Dy, palët që e pranuan autorësinë e atentatit: e para, Shteti i vetëshpallur Islamik,  e dyta, Jamaat-ur-Ahrar, fraksion i talebanëve pakistanezë, që kërcënoi se do të bëjë edhe sulme të tjera të ngjashme. Kjo organizatë është përgjegjëse edhe për masakrën e Pashkëve në Parkun e lojërave të Lahores, ku vdiqën 75 vetë. Prej kohe avokatët janë në shënjestër të terrorizmit në vend, siç na e shpjegon i dërguari i  Sole24Ore, Alberto Negri, specialist në zonë:

Përgjigje: - Kjo, edhe pse shoqata e avokatëve zakonisht përpiqet, në një farë mënyre, që të respekohen ligjet e vendit. E për më tepër, shpesh mban  qëndrime laike e shekullariste kundër ekstremistëve islamikë dhe grupeve radikale. Kjo e shpjegon pse avokatët janë gjithnjë në shënjestër!  

09/08/2016 14:44