2016-08-02 17:02:00

Papa Françesku: sporti të kontribuojë për paqen në botë


“Me sportin është e mundur të ndërtohet një kulturë takimi ndërmjet të gjithëve, për një botë në paqe”. Kështu pohon Papa Françesku, në fillim të videomesazhit, që paraqet ndjetin e lutjes për muajin gusht. “Më pëlqen – thotë më tej Ati i Shenjtë – ta ëndërroj sportin si praktikë e dinjitetit njerëzor, shndërruar në mjet vëllazërimi. A doni të stërvitemi së bashku me këtë ndjet lutjeje? Që sporti – përfundon Papa videomesazhin – të nxisë takimin vëllazëror ndërmjet popujve dhe të kontribuojë për paqen në botë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.