2016-08-02 16:26:00

Ipeshkvia e Kosovës paraqiti Koncertin për Nënë Terezën


Sot në Prishtinë, Ipeshkvia e Kosovës paraqiti Koncertin për Nënë Terezën, që do të mbahet më 3 shtator në Vatikan, si edhe detajet e shtegtimit të shqiptarëve në Romë, me rastin e shenjtërimit të murgeshës shqiptare të dashurisë, më 4 shtator. I pranishëm, si koordinator në Romë, edhe përgjegjësi i programit shqip të Radio Vatikcanit, don David Gjugja. Të dëgjojmë informacionin e Rabije Ibrajt - Mrika…

Ne Rezidencen e Ipeshkevise se Kosoves, u mbajt konference per medie lidhur me koncertin “Himni I Nenes Tereze”, I realizuar nga artiste te mirenjohur shqiptare nga Kosova, Shqiperia dhe Maqedonia, I cili do te shfaqet me 3 shtator ne Vatikan, nje dite para se te behet Shenjterimi I Nenes Tereze nga Papa Francesku me 4 shtator. Realizimi I ketij koncerti ne Vatikan eshte bere i mundur fal perkushtimit te madh te  ipeshkvit te Kosoves, Imzot Dode Gjergji.
Famullitari i Prishtines, don Fatmir Koliqi ne hapje te kesaj konference tha se viti 2016 do te shenohet ne historine e Kishes  Katolike nder Shqiptare dhe Popullit shqiptar, sepse bija e kesaj kishe  dhe Popullit, e Lumja Nena Tereze do te shpallet e shenjte nga Ati Shenjte Papa Francesku ne Vatikan. Ndersa per Kishen Universale ka rendesine e vet, sepse Papa ka zgjedhur pikerisht ne Vitin e Shenjte Jubileun e Jashtezakonshem te Meshires, per te treguar Nenen Tereze shenjtereshe te madhe te meshires dhe dashurise se krishtere.
Dhe, ne populli i saj ne ketet vit te shenjte me nderim e falenderim Zotit per kete dhurate te madhe jemi munduar te pergatitemi per tu paraqitur ne Vatikan sa me denjesisht.  Kisha Katolike do te shtegetoje ne Vatikan me nje numer te konsiderueshem te pjesmarresve ne kete ngjarje me rendesi te vecante. Ketij organizimi te Kishes Katolike ne Kosove iu kane bashkengjitur Konferenca Ipeshkvore e Shqiperise, Arqipeshkevia e Tivarit dhe Ipeshkevia e Shkupit. Ndersa projekti artistik financiarisht eshte mbeshtetur nga Qeveria e Kosoves, tha don Fatmiri.
Me pas, detaje rreth koncertit ne fjale, perfshire edhe emra artistesh te njohur nderkombetarisht, shpalosen producentja, Diana Toska dhe drejtori i Filharmonise se Kosoves, Baki Jashari.
Ne fund te kesaj konference, gazetareve iu drejtua drejtori i Radio Vatikanit ne Gjuhen Shqipe, don David Gjugja, ne cilesine e koordinatorit te ketij koncerti ne Rome. Mbase kjo paraqitje e tij ishte befasuese per gazetaret sepse ne njfere menyre rriti edhe me shume veleren e organizimit te konferences dedikuar kesaj ngjarjeje te paperseritshme. “Jam thelle krenar bashke me ju qe ne vendin universal ne qendren e krishterimit ne bote siq eshte Roma, do te kemi nje paraqitje arti kaq te bukur, e kaq fisnike” tha fillimisht don Davidi, duke bere me dije se koncerti per Nenen Tereze ne Rome do te prezantohet ne njeren nga kater Bazilikat nder me madheshtoret Papnore, ate te Shen Palit qe daton nga e shek.i katert.
 “Shen Pali e ka mbjell faren e mire qysh ne shekullin e pare, lajmin e pare siq eshte Ungjilli dhe Nena Tereze eshte shprehja e asaj fare ne jeten dhe vepren e saj, misherimit te asaj dashurie, atij shpriti fisnik, e ne rend te pare popullit tone shqiptar te te gjitha trevave, e pastaj edhe gershetimin e misherimit te fuqise e fjales se Ungjillit qe i ka shprehur para botes me punen dhe dashurin e saj per te varferit nder me te varfer. Por, pa dyshim se Nena Tereze eshte ikona me e bukur qe ka dhene kombi yne” tha don Davidi.  
Ai ne vazhdim tha se koncerti eshte pjese e te gjitha programeve qe jane organizuar  per  shenjterimin e Nenes Tereze te vendosura ne plan boteror, por gjithsesi ky koncert ka nje vlere te vecante sepse vjen nga populli i saj, vendelindja e gjiri i saj.

Don Davidi ne fund te fjales se tij, dha sqarime edhe rreth akreditimit te gazetareve per ta percjell kete ngjarje madhore dhe per procedura e detaje tjera me interes, e gjithashtu edhe rreth transmetimit, perkatesisht mbulimit te kesaj ngjarjeje nga mediet e ndryshme nderkombetare.








All the contents on this site are copyrighted ©.