2016-07-31 17:00:00

Papa: përshëndetja e fundit të rinjve, falënderim për mikpritjen e përzemërt


Para se të niset, Papa u duk për të katërtën herë në dritaren e kryeipeshkvisë, kësaj here, papritmas, për të përshëndetur një turmë të rinjsh, mbledhur në shesh. Duke folur spanjisht, Françesku u shprehu mirënjohjen:

“Ju falënderoj shumë, që po më shoqëroni, që erdhët këtu për të më përshëndetur. E shumë faleminderit për pritjen e përzemërt të këtyre ditëve.

E tani, para se të shkoj, dëshiroj t’ju jap bekimin. Pa harruar t’ju kërkoj të mos harroni të luteni për mua.

T’i lutemi së bashku Zojës, secili në gjuhën e vet!

Ave Maria…  bekimi e përshëndetja në polonisht: "Do Widzenia!”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.