2016-07-30 17:03:00

Kuriozitet: prindërit i vunë fëmijës, si emër të dytë, Françeska


Lindi një vajzë, gjatë Meshës së sotme, si ugur për ngjarjen e madhe e ditët e tjera botërore të rinisë, që do të vijnë. E ëma, ndonëse në prag të lindjes, deshi ta ndiqte Meshën e Papës me çdo kusht. Jo gjithnjë mund ta kesh këtë fat, ta ndjesh këtë emocion, ta jetosh këtë çast. U nis, pra, për në Meshë e, kur kremtimi kishte arritur në gjysëm, fëmija erdhi në botë.  E ndërsa Papa e vijonte kremtimin, prindërit e vogëlushes, për kujtim të ditës së sotme, i ngjitnin, si emër të dytë, Françeska!

Françeska është e reja më e re që mori pjesë në ngjarjen e madhe rinore! Me emrin e Françeskut! 








All the contents on this site are copyrighted ©.