2016-07-26 12:14:00

DBR: dhuratat e Papës, në ankand për refugjatët sirianë


Një stolë e qëndisur dhe dy palë këpucë bërë me dorë: këto dhurata do t’i jepen Papës Françesku para meshës, që mbyll Ditën Botërore të Rinisë në Krakov, më 31 korrik. Nisma është e Karitasit vendas, pjesë e projektit “we4charity” (ne për bamirësi), në favor të viktimave të konfliktit në Siri. Vërtet, këto dhurata për Atin e Shenjtë do të shiten në ankand. Me shumën e fituar në këtë mënyrë do të blihet një kamper, që do të kthehet në një klinikë të lëvizshme për refugjatët sirianë në Liban. Nisma është mundësuar nga bashkëpunimi i Karitasit të Krakovit me Karitasin e Libanit.








All the contents on this site are copyrighted ©.