Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Kardinali Parolin: shqetësim për Turqinë e urim që të fitojnë urtia e humanizmi

Situatë e nderë në Turqi - EPA

21/07/2016 16:55

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, i pyetur nga gazetarët në përfundim të ceremonisë së përshëndetjes së imzot Claudio Maria Celli-t, që doli në pension, shprehu shqetësimin e tij për situatën në Turqi, Edhe dy ditë më parë nënvizoi se në  këtë çast historik, pikënisja për ta zgjidhur krizën aktuale në botë, “është respektimi i njeriut dhe i dinjitetit të tij”, domethënë, vënia e njeriut në qendër të vëmendjes, përndryshe nuk do të dalim kurrë nga këto situata, do të vijojmë t’i jetojmë gjithnjë me frymën e urrejtjes, të dhunës, të përçarjeve, madje nuk do të pakësohen kurrë, por do të shtohen, Por, mbi zhvillimet e fundit në Turqi, ta dëgjojmë  vetë kardinalin Parolin:

Përgjigje: - These are not good developments: this is a source of concern for everybody …

Këto zhvillime nuk janë pozitive, por burim shqetësimi për të gjithë... Tensioni po thellohet në botë,  e tensionet nuk janë parakusht i mirë për t’i përballuar e për t’i zgjidhur problemet. E ky është burim shqetësimi për të gjithë. Shpresojmë se urtia e humanizimi do të kenë epërsi e do t’i ndihmojnë njerëzit të kërkojnë e edhe të gjejnë rrugëzgjidhje të reja.

 

21/07/2016 16:55