2016-07-15 00:00:00

Rihapet Burgu i Mamertinit, për të freskuar kujtimin e Shën Pjetrit


U hap, të mërkurën e kaluar, në Romë, Burgu ku qe mbyllur Shën Pjetri. Ishte përurim i njërit nga komplekset më të lashta arkeologjike, përballë kornizës të shkëlqyer të Forit Romak. Përfunduan, kështu, punimet e gërmimeve arkeologjike të Veprës Romake të Shtegtimeve. Njëkohësisht u vërtetua edhe një herë shkencërisht se pikërisht këtu qe burgosur Shën Pjetri, e po prej këtu edhe u lirua mrekullisht, siç tregohet në Veprat e Apostujve. Sit vërtet ungjillor, ky, që na mbart nga shekulli XXI - në shekullin I pas Krishtit, kohë persekutimesh të mëdha të të krishterëve, që për fat të keq, i ngjet kaq shumë kohëve tona….








All the contents on this site are copyrighted ©.