Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha shqiptare

Imzot Massafra: pas 38 të parëve do të kërkojmë njohjen e martirëve të tjerë

Imzot Angelo Massafra - L'Osservatore Romano

15/07/2016 16:37

I dënuar me burg, ku edhe vdiq më 1949 pas torturave komuniste, pa pranuar të formojë një Kishë kombëtare të ndarë nga Vatikani, siç i pati kërkuar Enver Hoxha: ky është imzot Vinçenc Prennushi, françeskan e kryeipeshkëv i Durrësit, njëri nga 38 martirët, që do të shpallen të lum më 5 nëntor, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër. Lajmi, siç ju kemi njoftuar, u dha këto ditë nga Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë. Vetëm dy muaj pas shenjtërimit të Nënë Terezës, tjetër bijë e popullit shqiptar, lartohen kështu në nderimet e elterit 38 dëshmitarët e parë, që derdhën gjakun për fenë në Krishtin. Por si u prit ky lajm nga besimtarët? Të dëgjojmë kryetarin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, në mikrofonin e Radio Vatikanit….

15/07/2016 16:37