Djalëth njeriu i Perëndisë
Fytyra jote mua më tregon
Ah! Të këqijet’ e njerëzisë,
Që ka punuar edhe punon.
Se kjo fytyrë
Eshtë pasqyrë,
Dhe na rrëfen,
E s’na gënjen.
Gjithë ç’ka hequr njeriu i mjerë
Nga veth’ e tinë e nga i vëllaj
Që kanë vrarë e kanë prerë
Pa gjyq, pa fjalë, pa pasur faj.
Zot, ti ke vuar
Edhe s’ke pushuar,
Nga njeriu hoqe,
Për të u përpoqe.
Ti u përpoqe për njerëzinë,
Dhe dashurinë e bëre besë,
Njeriut vure nom miqësinë,
Që kur të lindet gjer sa të vdesë.
Për këtë fjalë
Të qofsha falë,
Se njerëzia
Ё’Perendija.
Naim Frashëri
Marrë nga libri i prof. Kahreman Ulqinit: “Toleranca fetare e shqiptarëve në zigzaget e historisë”
All the contents on this site are copyrighted ©. |