2016-07-01 16:06:00

Hapet, në Shkodër, muzeu dioqezan


Nesër, 2 korrik 2016, bashkësia katolike e Shkodër-Pultit do të jetë përsëri në festë. Do të kremtojë hapjen e Muzeut të ri dioqezan, nësa do të përurojë edhe  Sheshin e Ri si dhe Kopshtet e Katedrales.

Ceremonisë do t’i paraprijë një kremtim solemn, në Katedralen e Shën Shtjefnit, që do të fillojë në orën 18.00 e do të vijojë në Kopshtet e famullisë, në orën 18.45.

Para kësaj veprimtarie, duhet të kujtojmë edhe paraqitjen e një libri të ri, botim  i Argjipeshkvisë metropolitane Shkodër-Pult, titulluar “Dhuratë e angazhim. Pas stuhisë komuniste”, mbajtur më 18 qershorin e kaluar,  paraprirë nga fjala e Kryeipeshkvit Metropolit të Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra.








All the contents on this site are copyrighted ©.