2016-06-24 12:40:00

Papa në Armeni, takimi me autoritetet e Kishën katolike


Papa Françesku mbërrini në Armeni, në aeroportin “Zvartnots” të kryeqytetit Yerevan, në orën 15.00 (13.00 me orën evropiane). Këtu u mbajt, edhe ceremonia e mirëseardhjes.

Në qendër të vëmendjes gjatë këtij shtegtimi apostolike të Papa Françeskut është përforcimi i marrëdhënieve me Kishën apostolike armene, inkurajimi i Kishës së vogël katolike vendase si dhe shprehja e afërsisë “popullit të martirizuar armen”, viktimë e persekutimeve dhe e masakrave të tmerrshme në rrjedhë të historisë. Në vazhdim ja programi i ditës së parë të vizitës së Papës në Armeni:

Shtegtimi i Papës nisi me vizitën e lutjes në Katedralen Apostolike të Etchmiadzin(Eçmiazin), në ora 15,35;

në orën 18.00 Vizita e mirësjelljes Presidentit të Republikës, në Pallatin Presidencial;

në ora 18.30 Takimi me Autoritetet, Shoqërinë Civile e me Trupin Diplomatik në Pallatin presidencial;

në ora 19.30  Takimi personal me Catholikos-in, në Pallatin Apostolik në Etchmiadzin, seli e  Catholicos Karekinit II, ku Papa Françesku do të jetë mysafir gjatë tri ditëve të kësaj vizite në Armeni.








All the contents on this site are copyrighted ©.