Trojet e lashta legjendare të Armenisë i gjejmë në vjershërimet e para shqipe, me temë biblike. Rikrijime, më shumë se përkthime, janë shkruar nga vjershëtari i parë i shqipes, françeskani atë Pali prej Hasi e botuar në veprën e Budit “Doktrina e krishterë”(1618). Ararat është mali ku u ndal barka e Noehit gjatë përmbytjes universale e, mbi atë maje fluturoi pëllumbi me degën e ullirit në sqep (në gojë, shkruan vjershëtari), simbol universal i paqes:
Ja si i këndon këtij çasti biblik fra Pali prej Hasi, në poemthin “Të mbytunt e botës nd’ ujë, në kohë të Noehit”:
E avisi u funduo
Liqejt i depertoj
Mbë gjithë anët u vershuo,
Gjithë dhèn e mbuloj.
E shiu në qiellshit po bij
Nuk pushon ditë e natë;
Katerdhietë ditë ugjij
Porsi thotë ndë ligjët plakë.
Sa ujët u shumuo
Gjithë malet i kaptoi
Gjithë dheu u faruo
Kafshë e gjallë kund së shpëtoi
…
Veçse nelt ajo barkë,
Mbë gjithë anët tu lundruom
Mbi gjithë mal të naltë
Qi ujët kish mbulom…
Është maja e Araratit, ku arkeologët vijojnë t’i kërkojnë edhe sot mbetjet e barkës së Noehit e ku profeti lëshoi pëllumbin e priti kthimin e tij deri në mbrëmje. Shkruan Pali prej Hasi:
“E mbramanet i a mbërrini
Si s’Inëzot urdhënuom,
Në gojë me nji rrembth ullini,
Të bukur, të mbuluom…
Ishte simboli i paqes ndërmjet Zotit dhe njeriut!
Kujtojmë, pastaj, elegjinë e famshme “Ararat”, botuar më 1944, në Venedik, në librin me të njëjtin titull, përkthyer në 28 gjuhë. Në gjuhën shqipe e përkthyen atë Aleks Baçli e atë Konrad Gjolaj, françeskanë, asokohe ende studentë universitarë në Antonianum të Romës.
Po shkëpusim, nga kjo elegji e gjatë, shkruar me tercina, që përfshin historinë e Ararat - Armenisë, nga barka e Noehit, tek bukuritë mahnitëse të natyrës, tek genocidi e tek lidhja apostolike me Kishën katolike, vetëm atë pjesë, që pasqyron pikërisht genocidin e viteve 1015-1018, shpërndarjen e armenëve nëpër botë, por edhe vijimin e misionit…
Ararat
….
O Armení e hershme mbretní e t’Parve, hirin
qi pate t’ndryjshe mbrenda veti,
gjithçka mâ t’hijshëm n’tokë mund t’ hjekë dishirin,
nuk t’shof si të pásh dikur, pse larg ja treti
fati i zí t’gjitha hieshít qi pat t’gzoje
njaj pop’llit keq t’salvuem qi i shperdám meti.
Ku prindt u linden nder t’Parrizit troje,
flladitë voeses s’kandshme e neper gurra t’kjarta
sot bijve i diellit gazi do t’mungoje!
Per korrë ma s’bahen n’ty grunaje t’ arta
ferra e pelin me hitha mblidhen n’ara, e
nder fusha tua heret aq fort t’larta.
Pinjuell, Âmes Kishë, ti i kje prej kohve t’para
N’sa motrat, që pá dijtë shk’asht miradija,
me t’pá nuk desheten kurr me sy, t’pamara,
gjymtyrët t’i lnuer’n pá dhimë, t’cillat nder vija
gjakut e lotësh përherë kjenë t’ shpërndame
t’bajtne larg n’ç’do skaj njef rrokullija;
a por veshin pá t’ vum n’ brimë tua e t’fshame
me pranga t’ashpra bijt’ t’ue sosh randohen
qi per jetë t’jetës mundimet t’psojn t’padame.
Nanë mbetë kercunë, ty prej s’dy sysh t’dikohen
Lot t’ idhta qi kroje të verteta dájn,
gjatë faqesh t’cillat pr’ore n’ gjak t’ri t’irnohen.
Gjith ky vajtim t’cill’n njerzt nuk mund e bájn
e s’duen t’veshtrojn, nuk hupë e as nuk tallet
N’Liban nder cedrat, as ullijt s’e mbájn,
As mjes vikamesh mnís qi n’zemra kallet
vllazensh prej toke gjaku i flijeve s’pshtillet
pa mrrijtun der ktu nalt per t’njehun hallet,
Ktu ku krejt paster shtrihet kupa e qiell’et
e shmangut mjazmash qi man toka e velun,
kangës s’ême t’vajshme per t’i xanun fillet,
e t’njajten rrugë tuj rrahë, qi ‘i herë kje shkelun
prej gjurmsh s’vllaut t’mbetun në gjak t’vetin lá,
te aj Diell le t’arrijë ku e Drejta s’rri keq ngelun.
….
Qe, n’det t’njerzimit, n’t’cillen pá dá pshtillen
Stuhi t’ rrebta neper t’zymtë t’kësajë nate
Ku gjaku derdhet n’terr qi zotnon qiellen,
nji barkë e vogel, vesht pa marrë per fate
qi kundërshtare me e permbysun duen
e sigurtë l’kundet , dét, mjes valës sate”!...
Është barka e Kishës, që valë mbi valë, duke lundruar në shekuj në dete gjaku, arrin sot në këtë kulm: në takimin me Papën Françesku!
All the contents on this site are copyrighted ©. |