2016-06-24 15:07:00

Papa Françesku vlerëson dialogun e sinqertë me Kishën apostolike në Armeni


Papa Françesku bekon dialogun që në Armeni kanë bërë së bashku Kisha katolike pakicë dhe Kisha armene apostolike shumicë. “Falënderoj Zotit edhe për udhën e përshkuar nga Kisha Katolike e Kisha Apostolike Armene  përmes dialogut të sinqertë e vëllazëror, me qëllimin që të arrijnë në ndarjen e përbashkët të Tryezës eukaristike”, tha Papa Bergoglio në katedralen e Etchmiadzin, pranë selisë apostolike të Catholicos-it të të Gjithë Armenëve Karekin II që i dha mirëseardhjen.

“Shpirti Shenjt na ndihmoftë për ta arritur këtë bashkim, për të cilin i lutem Zotit, që dishepujt e Tij të jenë një gjë e vetme e bota të besojë”. Papa Bergoglio “kujtoi me kënaqësi edhe arritje të tjera të dialogut ndërmjet dy Kishave  në kohë të vona, duke nisur nga Shenjtëritë e tyre Vasken I e Karekini I, nga Papa Shën Gjon Pali II e Papa Benedikti XVI”.








All the contents on this site are copyrighted ©.