2016-06-17 14:58:00

Papa Fondacionit Papnor “Ndihmë për Kishën që Vuan”: "mos kini frikë nga mëshira!


Sot, në Sallën Markoni të Radio Vatikanit u mbajt një konferencë shtypi për paraqitjen e Be God’s Mersy (Ji Mëshira e Zotit) fushatë ndërkombëtare për mbledhjen e fondeve  të Fondacionit Papnor “Ndihmë për Kishën që Vuan”, e cila do të vijojë nga 17 qershori, deri më 4 tetor, për realizimin e veprave të shumta të mëshirës në mbarë botën.
Duke u bashkuar me këtë nismë, Papa i fton të gjithë, përmes një veideomesazhi, projektuar gjatë konferencës, të realizojnë, së bashku me ACS, në çdo vend të botës, vepra mëshire. Ja dhe ftesa e Papës:

“Dëshiroj t’i nxis gjithë burrat e gratë vullnetmira në mbarë botën, të realizojnë në çdo qytet, në çdo dioqezë, në çdo shoqatë, një vepër mëshire. Ne, burrat e gratë kemi nevojë për mëshirën e Zotit, por kemi nevojë edhe për mëshirën tonë; kemi nevojë ta shtrijmë dorën, të ledhatohemi, të kujdesemi njëri për tjetrin e të mos bëjmë, kështu, shumë luftëra. Kam këtu para dosjen e përgatitur nga “Ndihmë për Kishën që Vuan”, Vepër Papnore, për të realizuar vepra mëshire në mbarë botën. Ia besoj “Ndihmës për Kishën që Vuan” këtë detyrë… e kam besim të plotë se do ta çojë përpara me frymën e trashëguar nga Atë Werenfried van Straaten, që  në kohën e tij pati vizionin të realizojë në botë gjeste afërsie, miqësie, mirësie, dashurie e mëshire. E për këtë, ju ftoj të gjithë ju të realizoni në mbarë botën, së bashku me “Ndihmë për Kishën që Vuan” vepra mëshire, që të vijojnë në kohë, një strukturë për nevojat e shumënumërta, të cilat ndjehen fort sot në mbarë botën. Ju falënderoj për gjithë këtë që bëni. E, mos kini frikë nga mëshira: mëshira është përkëdhelja e Zotit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.