2016-06-16 15:22:00

Presidenti i Kosovës u takua sot me Papën Françesku


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në Romë për të marrë pjesë në Meshën e kremtuar në Kishën e shën Gregorit në Çelio, nga kardinali Angelo Comastri, kryeprift i Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, me rastin e shenjtërimit të afërt të Nënë Terezës. Paradite, Presidenti Thaçi u prit ne audience private nga Papa Françesku dhe pastaj u takua me Sekretarin e Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher. Kujtojmë se Selia e Shenjtë ka Delegatin Apostolik për Kosovës, kryeipeshkvin imzot Juliush Janosh, emëruar nga Papa Benedikti XVI më 10 shkurt 2011. Menjëherë pas audiencës private me Atin e Shenjtë, Presidenti i Kosovës në mikrofonin e Klaudia Bumçit të Radio Vatikanit foli për përshtypjet e tij nga biseda me Atin e Shenjtë Bergoglio…








All the contents on this site are copyrighted ©.