2016-06-10 18:17:00

Patriarkana e Kostandinopojës flet për takimin e Kretës


“Nuk ekziston asnjë kuadër normativ për rishkimin e procedurës konciliare, që tashmë është vënë në vijë”: këtë lexojmë në një komunikatë, shpërndarë nga Patriarkana ekumenike, në përfundim të seancës së jashtëzakonshme të sinodit të përhershëm, mbledhur nën presidencën e kryepeshkopit të Kostandinopojës, Bartolomeu, për të shqyrtuar rrugën e thirrjes së koncilit panortodoks që, sipas programit, do të mblidhet në ishullin grek të Kretës, më 19 deri më 26 qershor.

Sinodi, pohohet, “papritmas e me habi, u vu në dijeni për qëndrimet dhe këndvështrimet e shprehura kohët e fundit nga disa Kisha ortodokse motra e, pasi i vlerësoi, njofton se ngjarja e madhe do të zhvillohet në datën e parashikuar”.

Prandaj pritet që primatët e Kishave ortodokse, sipas parashikimit nga rregullorja për organizimin dhe funksionimin e Koncilit të Madh e të Shenjtë, të paraqesin propozimet e mundshme për modifikimin, korrigjimin apo shtesat e teksteve të miratuara njëzëri nga konferencat parakonciliare panortodokse dhe nga mbledhjet e primatëve, për temat në rend të ditës (krh pikën 11), për diskutimet dhe vendimin përfundimtar, gjatë zhvillimit të vetë Koncilit.

Patriarkana ekumenike “si kishë primaciale për ruajtjen e unitetit të ortodoksisë, u bën thirrje të gjithëve të jenë në lartësinë e duhur  të rrethanave e të marrin pjesë, sipas rendit tashmë të caktuar të ditës, në punimet e Koncilit të Shenjtë e të Madh, siç është vendosur në mënyrën panortodokse e nënshkruar nga shumë primatë gjatë takimeve të tyre, ashtu edhe nga delegatët e secilës përfaqësi në gjithë procedurën e gjatë përgatitore të Koncilit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.