2016-06-05 08:00:00

Seminari ndërfetar: “Tekstet për dhunën në Librat e Shenjtë”


Më 1 qershor, në Utreht të Vendeve të Ulta, u mbajt seminari ndërfetar me temë “Tekstet për dhunën në Librat e Shenjtë”, organizuar nga Komiteti i përhershëm i Këshillit të Kishave holandeze. Morën pjesë meshtarë e rregulltarë, si edhe të gjithë ata që, për shkak të punës së tyre, u duhet të shpjegojnë pjesë të Biblës e të Kuranit, që kanë të bëjnë me situata të veçanta dhune.

Edhe relatorët qenë me fe të ndryshme: një pedagog i teologjisë islamike në Amsterdam; një rabin, rektor i Institutit Izraelit Holandez; një ekzegjet katolik, vikar i përgjithshëm i dioqezës së ‘s-Hertohenbosch dhe një pedagog i studimeve islamike nga Indonezia.








All the contents on this site are copyrighted ©.