2016-05-28 12:30:00

Treni i fëmijëve në Vatikan. Takimi me Papën


Sot në mesditë, Papa Françesku priti vogëlushët, që morën pjesë në nismën “Treni i Fëmijëve”, organizuar çdo vit nga “Oborri i jo Besimtarëve”, iniciativë e Këshillit Papnor të Kulturës, që është zhvilluar edhe në Shqipëri.

Treni i Fëmijëve u drejtohet të vegjëlve në gjendje të vështirë e këtë vit, erdhi në Vatikan nga Kalabria e Italisë. “Sjellë nga valët” është tema e sivjetme, nën shenjën e së cilës, 400 fëmijë nga Reggio Calabria, Vibo Marina dhe Lamezia Terme - qytete në zona bregdetare - u pritën në Romë nga 60 fëmijë të Orkestrës për të vegjlit “Katër këngë” të Palermos dhe nga 50 fëmijë të shoqatës “Sporti pa kufi”.








All the contents on this site are copyrighted ©.