2016-05-27 14:31:00

Papa Orioninëve: në shërbim të të varfërve e të mënjanuarve të shoqërisë


Papa Françesku priti sot në audiencë pjesëmarrësit e Kapitullit të Përgjithshëm të Veprës së Vogël të Provanisë Hyjnore të don Orionit, Orioninët dhe atyre u kujtoi ‘udhën kryesore’ që duhet ndjekur, do të thotë: t’u shërbesh të varfërve dhe atyre që janë të përjashtuar nga shoqëria.

“Kisha mbarë – u tha Papa Bergoglio pjesëmarrësve të kapitullit të përgjithshëm të Veprës së Vogël të Provanisë Hyjnore të Shën Luigjit Orione – është e thirrur të ecën me Jezusin nëpër udhët e botës, për të takuar njerëzimin e sotëm që ka nevojë për ‘bukën e trupit dhe për ilaçin hyjnor të fesë””. Papa Françesku u kujtoi meshtarëve orioninë se janë të “thirrur e të shuguruar nga Zoti për të qëndruar bashkë me Jezusin e për t’i shërbyer Atij në të varfrit dhe të mënjanuarin e shoqërisë”.

Papa e ftoi Veprën e don Orionit të jetë shembull për të rinjtë: “kam mësuar se, derisa ishte ende gjallë themeluesi juaj, në disa vende ju quanin ‘priftërinj që vrapojnë’, sepse ju shihnin gjithmonë në lëvizje, përherë në mesin e njerëzve, me hapin e shpejt të atij që kujdeset për të tjerët. Me don Orionin, edhe unë ju ftoj të mos rrini të mbyllur në ambientet tuaja, por të dilni e të shkoni ‘jashtë’, tek njerëzit. Ka kaq shumë nevojë për meshtarët e rregulltarët që nuk ndalen vetëm në institucionet e bamirësisë – të cilat patjetër se janë të nevojshme – por që dinë të shkojnë përtej caqeve, t’i kalojnë kufijtë e tyre, për të sjellë në çdo ambient, edhe në viset më të largëta, aromën e Krishtin”.

Nga këtu ftesa e Papës që të mos humbet “kurrë parasysh realiteti as i Kishës, as i komunitetit juaj rregulltar, madje zemra duhet të jetë atje ku është në ‘çenakulli tuaj’, por pastaj duhet dal e ecur për t’ua sjell të gjithëve, pa dallim, mëshirën e Zotit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.